Facebook e pranon: Jemi paguar për të reklamuar lajme të rrejshme gjatë zgjedhjeve

Facebook ka njoftuar të mërkurën se ka gjetur se reklama në vlerë prej 100,000 dollarësh u përdorën nga llogari jashtë Rusisë, për të reklamuar lajme të rrejshme gjatë ciklit të zgjedhjeve të vitit 2016.

Kompania tha se reklamat promovuan mesazhe përçarëse politike në tema si martesat homoseksuale, emigracioni, raca duke targetuar specifikisht kandidatët.

Lajmet vijnë në të njëjtën ditë kur CEO i Facebook, Mark Zuckerberg mbajti një sesion live në të cilin ai intervistoi tre protestues, në përpjekje për të dënuar vendimin e Trump rreth emigracionit, transmeton Gazeta Express.

Zuckerberg edhe më herët i kishte bërë thirrje Trump që ta mbajë DACA-n ashtu si është, gjë që ai nuk e bëri.

Tani Zuckerberg dhe liderët e tjerë duhet t’i kthehen Kongresit për ta rregulluar këtë çështje, përderisa ligjvënësit do të kërkojnë përgjigje nga Facebook për ndërhyrjen ruse gjatë zgjedhjeve.

Të mërkurën, rrjeti social tha se me 100,000 dollarët që i mori kompania u blenë 3,000 reklama në Facebook, për 470 llogari dhe faqe. /Express

SHPËRNDAJE