Facebook ka një kërkesë të rrallë për banorët e Shqipërisë pas tërmetit të fuqishëm

Rrjeti social, Facebook, ka krijuar një grup të veçantë për banorët e Shqipërisë, në të cilin u kërkohet përdoruesve të tregojnë nëse janë të sigurtë, pas tërmetit që kishte ndodhur dje në Shqipëri.


Në këtë mundësi të ofruar, përdoruesit mund të klikojnë mbi butonin “I’m safe” (Jam I sigurtë) dhe “ Doesn’t Apply to Me” (Mos e apliko tek unë).

Kujtojmë se një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë i shkallës rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, është ndjerë dje, afër Kepit të Rodonit, 30 km në veri të Durrësit.

Ky tërmet ka shkaktuar dëme të mëdha si në Durrës ashtu edhe në Tiranë, ku kanë marrë ndihmë mjekësore 58 qytetarë.

Ndërsa, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ky tërmet është më i fuqishmi i regjistruar në 20-30 vitet e fundit. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE