Facebook-u rrezikon sanksione nga BE-ja

Facebook-u rrezikon të përballet me sanksione sepse akoma s’ka përmbushur rregullat e kërkuara nga Bashkimi Evropian, teksa “Airbnb” ka bërë ndryshimet e nevojshme si përgjigje për kërkesat e rregullatorëve.

Sipas “Reutersit”, platformat online janë nën presion për shkak të dominimit dhe praktikave biznesore anti-konkurruese, që kanë rezultuar në disa gjoba të majme për kompanitë. Shqetësimet për privatësi nga klientët kanë tensionuar më shumë situatën.

Shtatë muaj pasi Komisionerja Evropiane për Drejtësi, Vera Jourova, iu drejtua Facebookut dhe gjigantëve tjerë të teknologji që të afrojnë rregullat e tyre në përputhje me ligjet e BE-së për klientët, rrjeti social akoma s’u është përgjigjur shqetësimeve.

“Ka përparim të limituar në këtë dhe kjo po zgjat shumë”, ka thënë burimi i “Reutersit”.

Facebook-u ka deklaruar kohë më parë se po punon me autoritetet evropiane për të përmbushur kërkesat.

SHPËRNDAJE