Facebook ua heq nuseve gajlen e fustaneve

Dyqanet me fustane për vajzat që martohen janë “zhvendosur” në rrjetet sociale. Çdokush tani mund të bëjë tregti përmes rrjeteve sociale për çdo gjë që dëshiron.

Kësisoj tregu i vellove të nuseve, dimive e dallamave për nusëri është përkthyer në dhjetëra profile në Facebook që gratë i përdorin për t’i lëshuar me qira apo edhe për t’i shitur “teshat e nusërisë”.

Dhjetëra faqe me mijëra ndjekëse çdo ditë e me shumë po shndërrohen në opsionin e parë të një vajze a nuseje të re.(Kliko ketu dhe shiko më shumë)

Nga shitëset kjo shihet si një metodë e mirë për t’ua “nxjerrë hakun teshave” e për nuset e reja si formë efikase për të kursyer para për diçka që nuk do ta përdornin shpesh.

Më së shpeshti ofertohet velloja. Por shiten dhe lëshohen me qira edhe dimitë, dallama e mejdani. Ka të tilla gra që në këto faqe shesin edhe arin.

Një formë e tillë e “tregtisë në rrjete sociale” është duke u përhapur me të madhe. Nëse shikohet trendi i postimeve për dy vjet vërehen shumëfish më shumë postime e kërkesa këtë vit se vitin e kaluar. Kjo, falë edhe numrit të madh të përdoruesve të rrjeteve sociale në Kosovë./Koha Ditore/

SHPËRNDAJE