Fahrush Azemi godet “Të kam në zemër Kosovë”, kënga për jubileun e Pavarësisë (VIDEO)

Në dhjetë vjetorin e Pavarësisë së Shtetit të Kosovës, këngëtari i mirënjohur, Fahrush Azemi, ka sjell para publikut këngën më të re “Të kam në zemër Kosovë”, për të cilën thotë se e ka realizuar me shumë shije me kolegët dhe miqtë e tij të mirë dhe është dhuratë për jubileun e Pavarësisë së Kosovës, raporton portali Veriu.info.

Këngën dhe tekstin e ka bërë vet këngëtari Fahruh Azemi, i cili interpreton bashkë me Shemsi Krasniqin e grupit “Ilirët”.

Reciton Ismet Azemi. Kori i fëmijëve i shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë me profesor Vehbi Vatocin. (Kliko mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Spotin e ka realizuar Blerdi Malushi. Produksioni “Maximus”. /Veriu.info/

SHPËRNDAJE