Falja nëpër xhamitë e Kosovës, shkelen masat kundër përhapjes së koronavirusit

Duket se sot gjatë faljes së namazit nuk janë respektuar masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Sot, për herë të parë pas pandemisë, u fal xhumaja në xhamitë e Prishtinës.

Ndonëse në numër mjaft të madh, aty nuk është vërejtur respektim kushedi sa i këtyre masave.

Jashtë xhamisë, vërehej mungesë e distancës sociale, e po ashtu personat e pranishëm nuk kishin të vendosura maska e doreza.

Po ashtu, njëra nga tetë rregullat e vendosura nga Bashkësia Islame e Kosovës për xhematin e pranishëm në xhami, është se personat e shtyrë në moshë, ritualet fetare duhet t’u kryejnë në shtëpi.

Sidoqoftë, sot është vërejtur një numër i caktuar i të moshuarve që xhumanë kishin shkuar për ta falur në xhami.

SHPËRNDAJE