Fama e 82 vjeçarit shqiptar në Kroaci s’ka të ndalur, e quan veten tigër të…

Vetëm para pak ditësh, shqiptari Talat Selmani, 82 vjeç, kishte pranuar që të bëjë punën e modelit për një kompani kroate të veshjes të quajtur ‘Varteks’.

‘Toni’ siç e njohin të gjithë tashmë në Kroaci, ka filluar edhe të realizojë sete fotografish me veshje të ndryshme të kompanisë për të cilën punon.

Duke hapur që ky profesion tashmë i pëlqen jashtëzakonisht shumë dhe thotë se nuk e ka fare problem famën e tij për të cilën po shkruajnë gjithandej mediat.

Ai thotë se është tigër i modës dhe jo një mace.

“Kam dëgjuar rreth një ‘ maceje të modës’, dhe thash me vete ‘ Unë jam një tigër i modës, çfarë mace?!- ajo është për vajzat”, thotë Toni, shkruan ’24sata.hr’, transmeton Gazeta Express.

Shqiptari 82 vjeçar, nuk ngurron që të jap edhe këshillat e tij për një jetë të shëndetshme. Thotë se në momentin që e vëren që po shton në peshë, duhet të fillosh ushtrimet dhe të ecësh.

Ndërkohë ‘Toni’ me shaka e thotë që ‘ mos u martoni asnjëherë, pasi që në atë moment jeni gjysmë i vdekur’.

Modeli pensionist nuk ngurron të jap edhe këshilla për meshkujt se si duhet të sillen me femrat.

‘Ju duhet të jeni një burrë, t’u paguani kafe atyre si unë, dhe jo të prisni nga një grua t’iu paguaj”, shprehet Talat Selmani.

Ai në Kroaci ishte bërë i famshëm për këshillat e tij të famshme për një shëndet të mirë. Toni kishte treguar se si në jetën e tij asnjëherë nuk kishte marrë një kokërr të vetme, dhe se si për të nuk ekziston gripi./GazetaExpress/