Faqja e madhe e futbollit lavdëron fanellën e Kosovës

Fanella e ekipit kombëtar të Kosovës për ndeshjen kundër Anglisë, që u zhvillua në muajin shtator, ishte në qendër të vëmendjes dje, pasi u publikua në mesin e katër fanellave më të mira sipas faqes së madhe në Twitter, B/R Football.

Disa ditë para ndeshjes, shtëpia e futbollit e Kosovës pati njoftuar se kompania e veshmbathjeve zvicerane “Fourteen” kishte dizajnuar një fanellë të re të veçantë për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 kundër Anglisë, shkruan Gazeta Express.

Fanella e re përbëhet nga disa ngjyra – kaltër dhe verdh, por me të zezën që dominon. Ajo, po ashtu, do t’i ketë në gjoks flamujt e Anglisë dhe Kosovës, si dhe përshkrimin e ndeshjes së Grupit A kualifikues për Euro 2020.

SHPËRNDAJE