Faruk Mujka: Me kryeministër Albin Kurti të ketë barazi sociale

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës Veriore, Faruk Mujka, ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Agim Bahtirin, Kosova do e bëjë kthesën e madhe, shkruan Insajderi.

Këto komente, Mujka, i bëri sot në një organizim të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë

“Dashamirët e VV-së dhe të gjithë ata që së bashku në krye me kryetarin e komunës, Agim Bahtirin, u bashkuan në Lëvizjen Vetëvendosje në kauzën e madhe, në këtë kthesën e madhe e cila pritet të ndodhë në Republikën e Kosovës.

Në një epokë te re, në një qeverisje ku do të dominojë e drejta, barazia sociale dhe zhvillimi ekonomik i bazuar gjithsesi në prodhimin vendor”, ka thënë Mujka.

SHPËRNDAJE