Fatimja ka dërguar sidën në Serbi: 500 njerëz të infektuar me HIV, policia po e kërkon nëpër hostele |FOTO

Fatime Alas është 38 vjeçarja e cila edhe pse e dinte që është e prekur nga SIDA/HIV, kishte nga 5 klientë në ditë, ndërsa me prostitucion është marrë në Subuticë, Kikind dhe Beograd.

Alas nga Jordani e prekur nga SIDA/HIV, duke e shitur trupin e saj, iu ka shpërndarë sëmundjet qindra njerëzve në Serbi. Policia është në kërkim të saj, por ajo po fshihet nëpër hotelet në Beograd.

“Me sa kemi njohuri, ajo momentalisht gjendet në Beograd dhe fshihet nëpër hotele, i ndryshon vazhdimisht që policia mos ta gjej. Dyshohet se vazhdon të punoj si prostitutë. Kjo gjë nuk është diçka e kotë, sepse thuhet se ajo deri më tani ka pasur marrëdhënie seksuale me diku rreth 500 meshkuj edhe pse e ka ditur që është e prekur nga SIDA/HIV. Po kontrollohet hotelet për të zbuluar mos ka qenë në ndonjërin këtu afër”, kanë për gazetën serbe Kurir burimet e afërta me rastin, hetimet e të cilit janë ende të hapura.

Iu ka ikur ndihmës së shpejtë

Në gusht të vitit të kaluar Fatimja kishte shkuar në Serbi, ndërsa deri para nj muaji e gjysmë ka qenë e shtrirë në Qendrën e Pranimit të Refugjatëve në Kikind.

“Në mes të majit ajo e ka lëshuar kampin dhe ka shkuar në Subiticë, ndërsa pastaj ka përfunduar në Beograd. Thuhet se merret me prostitucion në Suboticë, Kikind dhe Beograd, por ende nuk është e ditur saktë se sa njerëz ka prekur nga kjo sëmundje ngjitëse. Nuk dihet numri i saktë i të prekurve, sepse klienti që ka pasur marrëdhënie me atë mund të këtë pasur marrëdhënie edhe me një tjetër”, ka shtuar burimi anonim.

”Ajo kishte pjesën tek Parku i Fakultetit Ekonomik dhe në rrethinë të Stacionit të Autobusëve. Thuhet se kishte nga 5 klientë në ditë.”

Para dy ditëve ajo është kapur nga patrullat e policisë në Beograd. Në vendin e ngjarjes kishte ardhur edhe ndihma e shpejtë ku e kishte marrë.

“Iu është marrë gjaku i cili është dërguar menjëherë për analiza. Duhet ta cekim se Fatimja nuk është arrestuar, por iu është dorëzuar mjekëve dhe motrave medicinale. Por ajo ia ka dalë të iu ikë përsëri nga kombi dhe ajo është psikologjikisht labile.”

Në qendrën e pranimit

Komisionari për Refugjatë Vladimir Cucic konfirmoi se Fatimja ishte duke qëndruar në Qendrën e Pranimit të Refugjatëve në Kikinda nga shtatori deri në prill.

“Ne ende nuk kemi vërtetim nga autoritetet përgjegjëse për të vërtetuar se ajo merrej me prostitucion dhe nëse me të vërtetë është e infektuar. Në qendër ishte krejtësisht normale dhe funksiononte pa ndonjë indikacion se është e pavlerë – tha Cucic, duke shtuar se aktualisht në Serbi ka rreth 3,100 emigrantë.

Shefi i Institutit të Shëndetit Publik të Beogradit për HIV, Dr. Biljana Begovic thotë:

“Nëse jordanezja është në terapi, është i ulët rreziku i infektimit të klientëve të saj. Nëse një klient ka një infeksion seksualisht të transmetueshëm, sigurisht që do të jetë më e lehtë për t’u transmetuar. Ekziston rreziku”, tha Dr Begovic

Ata që e shihnin Fatima Alas e përshkruanin atë si një grua të bukur me flokë të zeza dhe ata thonë se ajo ishte shumë komunikuese. Vitin e kaluar ajo u përpoq të kalonte kufirin serbo-hungarez në mënyrë të paligjshme me një grup emigrantësh.

Ajo u gjet në një gjendje të keqe fizike dhe psikologjike. Ishte pranuar për herë të parë në Qendrën e Pritjes në Suboticë. Pastaj ajo u zhvendos në Kikindë. Edhe kur ishte në Subotica, ajo kishte vepruar në mënyrë të çuditshme. Ajo së pari e refuzoi ndihmën psikologjike, dhe pastaj në një moment ajo pranoi ndihmë dhe terapi profesionale. Megjithatë, Fatima nuk e përdori atë”, ka shtuar burimi i gazetës./gazetametro

SHPËRNDAJE