Fatmir Limaj e jep një lajm të madh për këta persona që e kanë këtë profesion…

Heqja e barrierave tarifore dhe jo-tarifore në sektorin doganor në mes Shqipërisë dhe Kosovës, heqja e pagesës për skanerin në Republikën e Shqipërisë, heqja e pagesës për terminalet doganore në Kosovë, si dhe pjesëmarrja e Klubeve të Prodhuesve të të dy vendeve në mbledhjet e dy Qeverive, ishin disa nga kërkesat e prodhuesve të Kosovës dhe Shqipërisë adresuar qeverive përkatëse.Kështu u bë e ditur sot në një takim të përbashkët në mes të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës, në një tryezë të përbashkët ku diskutuan lidhur me problemet që sipërmarrjet tregtare të të dy shteteve hasin gjatë aktiviteteve të tyre, e ku shtruan edhe rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve që tashmë janë arritur në mes të dy qeverive.E mbështetje për ta dha zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, sipas të cilit, pikërisht tani është një moment i mirë për të hequr barrierat mes Kosovës dhe Shqipërisë, për faktin se është një mundësi e mirë për të dhënë shembull të mirë, pasi që Kosova këtë vit do të drejtojë CEFTA-n, e cila ka në objektivin e vet krijimin e lehtësirave.

Limaj shtoi se sikurse Qeveria e Kosovës, ashtu edhe ajo e Shqipërisë e kanë për detyrë që të mbështesin krijimin e një partneriteti të fuqishëm të bizneseve, me theks të veçantë në heqjen e taksave, duke krijuar një treg me përmasa konkurruese edhe për tregjet e tjera.Limaj: Kosova dhe Shqipëria duhet të heqin të gjitha taksat“Po iu siguroj se ne shumë seriozisht do t’i marrim këto kërkesa, dhe unë të paktën nuk shoh ndonjë problem në implementimin e tyre, dhe shpresoj se e njëjta vlen edhe në Tiranë, dhe përfundimisht të hiqen të gjitha taksat e prodhuesve të Shqipërisë në Kosovë dhe atyre të Kosovës në Shqipëri, dhe njerëzit të qarkullojnë lirshëm, të prodhojnë kudo që duan, të shesin sido që duan dhe të vlejë dokumentacioni përcjellës që ju e dini se sa hiqni me të, dhe kështu i minimalizojmë këto pritje.

Shpresoj që kjo iniciativë e juaja të shkojë drejt konkretizimit dhe të mblidhemi ne dikasteret dhe të dalim me një lajm, besoj lajmin më të mirë andej dhe këndej kufirit”, tha ai.Sipas Limajt, Kosova pas luftës ka pasur një ekonomi prodhuese pothuajse inekzistente, ndërsa tha se sot ky sektor ka marrë një hov të madh, teksa bëri të ditur se detyra e shtetit në këtë rast konsiston në krijimin e një infrastrukture ligjore të përshtatshme heqjen e barrierave.Edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani shprehi mbështetjen për iniciativën e marrë nga prodhuesit e Kosovës dhe Shqipërisë, teksa theksoi se bilanci tregtar në mes dy vendeve, i cili është 3:1, duhet të ndryshojë në vlera më të mëdha për të dyja palët.Hasani: Ne do ta shtyjmë përpara këtë çështje për heqjen e barrierave“Bilanci tregtar sot mes Shqipërisë dhe Kosovës është përafërsisht 3:1. Ne importojmë nga Shqipëria diku 150 milionë, ndërsa kemi rreth 50 milionë që eksportojmë. Kjo do të dëshiroja që të jetë në të dyja anët më e lartë.

Siç tha edhe zëvendëskryeministri, ne do të jemi këtu për t’iu përkrahur. Natyrisht, nëse prodhuesit tonë, do të thotë të Kosovës, nëse e shohin me interes, ne do ta shtyjmë përpara këtë çështje, që t’iu jepet mundësi të rritin kapacitetet e tyre, pasi që kemi disa prodhues të cilët mund të eksportojnë edhe në vendet evropiane. Ne si Ministri jemi duke punuar që t’i përgatisim bizneset edhe sa i përket certifikatave, që produktet të jenë sa më cilësore, të jenë të pranueshme edhe për tregun evropian”, tha Hasani.Por, sipas prodhuesve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, marrëveshjet e arritura deri tani në mes të dy qeverive, kanë mbetur vetëm në letër, pasi që ende nuk ka filluar implementimi i tyre.

Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxhaj tha se përkundër asaj se ka një rritje modeste të shkëmbimit tregtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, mbetet një volum i ulët i rritjes në këtë aspekt.Ai bëri të ditur se bizneset në Kosovë vazhdojnë të ballafaqohen me pengesa, përderisa ftoi Qeverinë e Kosovës dhe atë të Shqipërisë që të implementojnë marrëveshjet e arritura deri më tash, në mënyrë që të krijohen lehtësira për prodhuesit e të dyja vendeve.Panxhaj: Marrëveshjet e arritura në mes dy Qeverive nuk po reflektohen në praktikë“Ne besojmë që dy qeveritë kanë nënshkruar më shumë se 15 marrëveshje deri sot në mes të dy vendeve, por kjo nuk po reflektohet në qasjen e shkëmbimit tregtar të produkteve të Kosovës në Shqipëri. Pengesat janë të shumta.

Është skeneri të cilin duhet të paguajnë prodhuesit e Kosovës, pastaj mospranimi i certifikatave fitosanitare, si nga institucionet e Kosovës, ashtu edhe nga institucionet e Shqipërisë, por dhe barriera të tjera”, tha ai.Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Qarkut në Tiranë, Nikolin Jaka vlerësoi punën e deritashme të zëvendëskryeministrit Limaj dhe ministrit Hasani në mbështetje të prodhuesve të Kosovës, duke thënë se pritjet janë të mëdha në rrugën drejt krijimit të një zone ekonomike kombëtare shqiptare. Por ai theksoi se ende nuk janë kryer detyrat e shtëpisë.Jaka: Pakti për heqjen e barrierave diskriminues për prodhuesit shqiptarë dhe kosovarë“Ne po duam të integrohemi në një zonë ekonomike rajonale, por akoma nuk kemi bërë detyrat e shtëpisë dhe realisht jemi shumë larg. Është fat që Kosova këtë vit ka dhe drejtimin e CEFTA-s. Mos të harrojmë se është një pakt i nënshkruar për heqjen e të gjitha barrierave tarifore dhe jo-tarifore, por ndërkohë që është në maksimum diskriminuese për vendet tona. Kemi raste flagrante të prodhuesve shqiptarë dhe kosovarë, që as Maqedonia, as Bosnja dhe as vendet e tjera nuk i pranojnë produktet shqiptare, sidomos ato të industrisë ushqimore.