Fatmir Limaj e kujton bashkëshorten e ndjerë: Ishe gjithmonë aty, në të mirë e në të keq

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar bashkëshorten e tij të ndjerë, Zarën.

Ai ka bërë të ditur se sot janë bërë 10 vjet që nga vdekja e saj.

“10 vjet u bën nga ndarja jote! Ishe gjithmonë aty, në të mirë e në të keq, në gëzim e hidhërim, bashkëshorte e bashkudhëtare në çdo hap të jetës e veprimtarisë tonë të përbashkët. Prehu në paqe Zarë!”, ka shkruar Limaj.

SHPËRNDAJE