Fatmir Limaj e zbulon: Ja kur hiqet përfundimisht taksa ndaj Serbisë

Bashkëkryesuesi i negociatave me Serbinë, Fatmir Limaj pas takimit me Mogherinin ka folur për taksën ndaj Serbisë.

Ai në një konferencë me gazetarë e ka përsëritur edhe një herë që taksa do të hiqet vetëm pas një marrëveshje finale që rezultat do të kishte njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Serbia.

“E bëmë të qartë që tashmë Kosova ka ekip, dhe jo individ. Ka ekip shtetëror. Ne e tham edhe aty, duhet të hiqen arsyet pse ka ardhur taksa. Ka shumë kushte që Serbia duhet t’i plotësojë për ta tërhequr taksën. Kjo nuk është e një anshme. Ne jemi në kushte të tilla që jetojmë me Serbinë. Ka qindra marrëveshje që Serbia nuk i ka respektuar. S’po flasim për këtë fushatën e egër kundër Kosovës. Edhe çështja e taksës në një marrëveshje gjithëpërfshirëse nuk do të ketë nevojë për taksë”, ka thënë ndër të tjera Fatmir Limaj.

Së bashku me Limajn në Bruksel ka qenë edhe kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti. Para gazetarëve Ahmeti ka folur edhe rreth idesë për korrigjim të kufijve, duke thënë se BE-ja e mbështet çfarëdo marrëveshje për të cilën merren vesh Kosova dhe Serbia.

SHPËRNDAJE