FBK-ja vjen me njoftim zyrtar: Kaq pikë i duhen Kosovës për të shpresuar në kualifikim

Kosova sonte nga ora 20:30 do të përballet me Luksemburgun, ku duhet të shënojë fitore me tetë pikë dallim për të vazhduar ëndrrën e kualifikimit.

Takimi i parë kishte përfunduar 88:80 në të mirë të Luksemburgut dhe basketbollistët e Kosovës janë përgatitur maksimalisht për të shënuar fitoren e parë në parakualifikimet e Eurobasket 2021.

Tifozët e Kosovës “Dardanët” edhe një herë kanë konfirmuar se do të përkrahin lojtarët në fushë, siç i kanë përkrahur gjithmonë, derisa Kosova ka nevojë shumë për tifozët në këtë përballje.

Biletat kanë dalur në shitje nga ora 12:00 tek New Borni dhe kushtojnë 2 euro.

Kosova sfidën e fundit e zhvillon të shtunën në udhëtim ndaj Britanisë së Madhe, shkruan faqja zyrtare e federatës kosovare të futbollit, përcjellë GazetaBlic.

Misioni është i vështirë për basketbollistët e Kosovës, por jo i pamundur.

SHPËRNDAJE