Fëmija i zhdukur kosovar gjendet në Kukës

Është gjetur fëmija 3- vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e qytetit të Kukësit. Pas 24 orë kërkimeve policia ka gjetur 3-vjeçarin në një shtëpi të braktisur, por fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Fëmija 3-vjeçar nga Kosova ishte zhdukur prej 48 orësh në Kukës.

Vogëlushi ndodhej tek gjyshërit e tij nga e ëma, në fshatin Cernalevë të Kukësit. Nuk dihen rrethanat sesi vogëlushi është larguar nga banesa për tu gjetur 48 orë më vonë.

Nëna e tij dhe familjarët e tjerë kanë denoncuar në policinë lokale zhdukjen e djalit të mitur. Policia e Kukësit prej ditës së djeshme ishte vënë në kërkim të tij, për ta gjetur në shtëpinë e braktisur./Syri.net/ Është gjetur fëmija 3- vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e qytetit të Kukësit. Pas 24 orë kërkimeve policia ka gjetur 3-vjeçarin në një shtëpi të braktisur, por fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Fëmija 3-vjeçar nga Kosova ishte zhdukur prej 48 orësh në Kukës.

Vogëlushi ndodhej tek gjyshërit e tij nga e ëma, në fshatin Cernalevë të Kukësit. Nuk dihen rrethanat sesi vogëlushi është larguar nga banesa për tu gjetur 48 orë më vonë.

Nëna e tij dhe familjarët e tjerë kanë denoncuar në policinë lokale zhdukjen e djalit të mitur. Policia e Kukësit prej ditës së djeshme ishte vënë në kërkim të tij, për ta gjetur në shtëpinë e braktisur./Syri.net/

/

SHPËRNDAJE