Fëmijët mësojnë nga ti si të masturbohesh”, debat i fortë mes pastorit dhe gazetares shqiptare

Një deklaratë e fortë e pastorit, Akil Pano ka ndezur debate të forta mes tij dhe gazetares, Zhaklin Lekatari.

Në emisionin “Shqipëria Live”, Pano e akuzoi Lekatarin se “fëmijët mësojnë nga ti duke parë videot e tua se si masturbohesh”.

Kjo ka ngjallur revoltën e Lekatarit, e cila i është përgjigjur ashpër.


Lekatari: Ju po flisni për turpin, jeni patriark i shpifur. Ju jeni kundër edukimit dhe më mjafton kaq. Në shekullin e XXI dhe një pastor flet kështu. Ju po më zhvlerësoni mua duke përdorur epitete seksuale. Kjo quhet hipokrizi. Sapo e bëri personale. Fëmijët le të mësojnë nga Ti për masturbimin.

Pastori: Në rast se unë do të isha kundër edukimit, nuk do të isha këtu duke folur rreth kësaj teme. Fëmijët e mi nuk do të ishin me mastera. Jam kundër atij lloj edukimi pervers. Të risjellësh njerëzit brenda shpellës që njerëzit dhe feja është munduar ta largojë. Problemi i Zhaklin është se nuk dëgjon”.

Lekatari: Unë nuk besoj në përralla me zot, se nuk ka frikë nga vdekja si ju. Është më katolik se sa Papa. Pastori në Shqipëri më katolik se sa Papa, kjo është hipokrizi. Ju njoh nga buzëqeshja.