Femra më joshëse në planet shfaqet me veshje plazhi

Instagram/@gigihadid

Mund të jetë muaji  tetor, por në plazhet e Ipanema në Rio de Janeiro, Brazil, dielli po ndriçon e bashkë me diellin edhe modelja e famshme Gigi Hadid.

Dhe, Gigi Hadid të premten realizoi një fotosesion tejet të zjarrtë në bikini ngjyrë portokalli në të cilat ja merrte edhe rrezet diellit, shkruan Daily Mail përcjell portali arbresh.

Modelja  e famshme bëri paraqitjen e saj më të mirë të saj në Baywatch, ndërsa ajo vrapoi përgjatë rërës, vinte në pah këmbët e saj të gjata si dhe flokët e kthyera natyrale.

Ndryshe, Gigi përveç karrierës saj ajo komentohet tej mase edhe për jetën private ku dihet që është në lidhje me këngëtarin e njohur Zayn Malik.

SHPËRNDAJE