Femrat çmenden pas këtij trendi: Peshqiri për sisë ju ndihmon që të djersiteni më pak! (Foto/Video)

Trendi më i ri në botën e modës është peshqiri për sisët e femrës. 

I ka dizajnuar Erin Robertson nga Los Angeles, ndërkaq femrat e gjithë botës janë të ngazëllyera me idenë e saj.

Peshqiri është punuar nga materiali i butë dhe thahet shpejt, ndërkaq Erin thotë që ideja i ka lindur pasi që assesi nuk ka mundur të pengojë djersitjen me rastin e përgatitjes për dalë nga shtëpia.

“Jam përpjekur shumë dhe asgjë nuk pati sukses. Derisa i thaja flokët mendoja se mund të ekzistojë diçka që do ta pengojë djersitjen”, thotë ajo.

 

Pasi që i ka lindur ideja që të punojë një peshqir të vogël i cili i mbështjell sisët, ka shikuar disa tutoriale në YouTube mbi qepjen, transmeton Telegrafi.

Ajo thotë se ky peshqir është shumë efikas, sepse pengon puçrrat cilat femrave u shfaqet në pjesën e stomakut dhe të sisëve për shkak të pranisë së djersës.

Ky produkt më së shumti u është dedikuar vajzave të cilat kanë sisë të mëdha, ndërkaq zgjidhje e shkëlqyeshme është edhe për femrat të cilat i ushqejnë fëmijët me gji dhe të cilat kanë sisë dhe thimtha të ndjeshëm.

SHPËRNDAJE