Ferat Shala: Sot nisi rrugë qeveria e ardhshme Veseli

Sot edhe zyrtarisht ka nisur fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, shkruan gazeta online veriu.info.

Partia Demokratike e Kosovës e hapi fushatën në qytetin e Mitrovicës, ku kandidati i saj për kryeministër, Kadri Veseli, tha se “Kosova është mirë kur është mirë Mitrovica”.

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, tha se fjalimi i veselit e riktheu në kohërat kur pikërisht nga Mitrovica bashkë e kishin nisur rrugëtimin e vështirë të lirisë dhe shtetndërtimit.

Sipas Shalës nga Mitrovica sot u dha mesazhi i parë i PDK-së për fitore të padiskutueshme në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ky është postimi i plotë i Ferat Shalës në facebook:

Partia Demokratike e Kosovës sot e hapi fushatën zgjedhore në Mitrovicë me një tubim madhështor, ku lideri ynë, z.Kadri Veseli, mbajti një fjalim historik.

“Kosova është mirë kur është mirë Mitrovica”, tha Veseli, i cili me fjalimin e tij më riktheu në kohërat kur pikërisht nga Mitrovica bashkë e kishim nisur rrugëtimin e vështirë të lirisë dhe shtetndërtimit.

Nga Mitrovica sot u dha mesazhi i parë i PDK-së për fitore të padiskutueshme në zgjedhjet e 6 tetorit.

Nga Mitrovica sot nisi rrugë Qeveria e ardhshme Veseli.

Urime, na priftë e mbara!

#PDK112 #FeratShala31

SHPËRNDAJE