Ferat Shala takohet me shokët e gjeneratës: Takime të tilla na sjellin kujtime të viteve me plot ëndrra

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala përmes një postimi në facebook ka treguar se është takuar me shokët e studimeve.

Shala ka thënë se takimet e tilla na sjellin kujtimet e viteve me plot ëndrra dhe vrull rinor.

Ja postimi i plotë:

Takimi me shokët e studimeve dhe të gjeneratës gjithmonë na sjell në kujtimet tona vitet plot ëndrra dhe vrull rinor.

Brezi ynë, edhe pse shpesh u godit nga sfidat e zorshme të kohës, gjithmonë e ruajti me xhelozi kujtimin tonë të përbashkët, dhe, mbi të gjitha, respektin dhe nderimin ndaj njëri-tjetrit.

SHPËRNDAJE