Ferit Idrizi në përmbyllje të fushatës takon gratë vushtrriase

Në ditën e fundit të fushatës për raundin e dytë për kryetar komune, kandidati i PDK-së Ferit Idrizi me partnerë të tij nga AAK dhe PD ka mbajtur një takim me forumet e grave të këtyre partive politike, raporton portali Veriu.info.

Në shpalosjen e programit të tij, Idrizi ka thënë se gruaja vushtrriase do të jetë në qendër të programit të tij qeverisës për Vushtrrinë.

Mbështetje në këtë takim Idrizit i ka dhenë edhe Lutfi Bilalli i AAK-së dhe Eroll Venhari i PD-së.

Të dielën në raundin e dytë qytetarët e Vushtrrisë do të zgjedhin mes Idrizit të PDK-së përballet me Tahirit të LDK-së, për ta drejtuar komunën e Vushtrrisë në katër vitet e ardhshme. /Veriu.info/

 

SHPËRNDAJE