Fernandes flet pas ndeshjes me Liverpoolin: Për mua është një ëndërr e realizuar

Bruno Fernandes ishte edhe një herë heroi në fitoren e Manchester United kundër Liverpool (3-2), në ndeshjen e raundit të katërt të FA Cup.

Pasi shënoi golin e triumfit të “Djajve të Kuq”, mesfushori portugez theksoi performancën e mirë të ekipit.

“Ne luajtëm mirë, krijuam disa mundësi dhe ishim më të shpejtë sesa në ndeshjen e Premier League [0-0]”, tha ai për BBC.

“Është një ëndërr e vërtetë, të luaj për këtë klub në Premier League. Të gjithë e dinë këtë dhe tifozët janë të lumtur”, përfundoi ai.