Festë e madhe sot në Mitrovicë, 89-shi merr titullin

Superliga e Kosovës në futboll për edicionin 2016/17 do të përfundoj ditën e sotme.

Kësisoj vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Mitrovicë, ku kampioni i ri i Kosovës, Trepça ’89 do të festojë titullin e kampionit.

89-shi do të jetë nikoqire e ish-kampionit Feronikelit ndërsa futbollistët do të marrin edhe medaljet si dhe klubi titullin e kampionit.

Në Prizren, Liria do të ketë punë të lehtë me Hajvalinë dhe me një fitore eventuale do të siguroj qëndrimin në elitë edhe për një vit tjetër.

Drita do të kërkoj fitore ndaj Besës me shpresë se Hajvalia do të bëjë befasi të madhe ndaj Lirisë për të shpëtuar, në anën tjetër do të luajnë edhe një ndeshje në barazh, transmeton telegrafi.

Ferizaj do të jetë nikoqire e finalistit të Kupës së Kosovës, Llapit.

Ndërkohë Prishtina do të përballet me Drenicën në ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Superligën e Kosovës.

SHPËRNDAJE