Festë madhështore për ditën e çlirimit në Skenderaj

Më 18 qershor qyteti i Skenderajt shënon 19 vjetorin e çlirimit. Në shënim të kësaj dite komuna e Skenderajt ka paraparë një mori aktivitetesh si asnjëherë më parë, duke përkujtuar rëndësinë madhore të kësaj date, raporton Veriu.info

Si asnjë komunë tjetër në Kosovë, Skenderaj kësaj radhe do të shënoj këtë datë në mënyrë shumë të veçantë përmes një numri të madh të aktiviteteve.

Këto aktivitete, në përkutjim të sakrificës së mijëra grave dhe burrave që dhanë jetën për të frymuar lirshëm, përfshijnë homazhe tek varrezat në Prekaz dhe në të gjitha fshatrat tjera, seancë solemne të Asamblesë Komunale, aktivitetet të shumta sportive, ndarje mirënjohjesh për nxënësit e dalluar dhe koncert festiv.

Pjesë e koncertit festiv do të jenë këngëtarët më të njohur të estradës. /VERIU.INFO/

SHPËRNDAJE