Feston me armë në dasmë, plagos veten

Në rrugën “Sylë Selimi” në Pejë gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri dhe gjatë përdorimit të armës, ka qëlluar veten në këmbë.

I dyshuari është dërguar në spitalin e Pejës dhe sipas mjekut kujdestar i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

“Arma që është përdorur pistolete M-57 me një karikator të zbrazët dhe tri gëzhoja janë konfiskuar ndërsa me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

SHPËRNDAJE