FFK habit të gjithë me arsyetimin për lëshimin e reflektorëve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, kjo do t’i kushtojë buxhetit

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia botërore koronavirus, kjo nuk po e pengon Agim Ademin të bëj ‘reklamcionin’ e radhës.

Pavarësisht dëmtimeve të panevojshme në buxhetin e FFK’së, kjo nuk i ka penguar të parit të shtëpisë së futbollit kosovar që të bëj reklamacion edhe me stadiumet.

Mbrëmë ai ka testuar reflektorët e stadiumit ‘Fadil Vokrri’, teksa në faqen zyrtare të FFK’së u tha se po bëhen disa testime para ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës.

Gjithashtu, në njoftimin e dhënë nga Federata e Futbollit e Kosovës thuhet se stadiumi është gati për ndeshjet e ‘Dardanëve’, pavarësisht se Kosova ndeshjet i zhvillon në muajin shtator dhe deri atëherë mund të dalin jashtë funksionit disa herë.

Por, Gazeta Metro mëson se në stadiumin ku Përfaqësuesja e Kosovës dhe FC Prishtina zhvillojnë ndeshjet e tyre, një televizion i njohur nga vendi ynë po xhiron disa reklama aty.

Ata po e shfrytëzojnë stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me lejen nga Agim Ademi, i cili si ‘shpërblim’ do këtë përkrahje dhe hapësirë më të madhe në studiot e tyre televizive. Vlen të theksohet se lëshimi i reflektorëve për një ditë i kushton buxhetit të FFK’së prej 3500 deri në 4500 euro, teksa në këtë kohë pandemie, klubet po përballen me vështirës të mëdha financiare.

Kujtojmë se Presidenti aktual i FFK’së, Agim Ademi, është i dënuar me nëntë muaj burg efektiv me akuzën e zhvatjes dhe detyrimit që kap vlerën e rreth 30.000 eurove.

SHPËRNDAJE