FFK që dy vite udhëhiqet me kryetar të dënuar për vepër penale

Dëmi që po i bëhet imazhit të futbollit tonë nga udhëhqja e saj tani ka marr përmasat botërore. Mediat ndërkombëtare dhe në rajon kanë raportuar për kryetarin e dënuar të FFK’së Agim Ademin i cili me datë 18.06.2020 kishte për të shkuar në vuajtje të dënimin prej 9 muaj burgim.

Agim Ademi vuajtjen e dënimit e ka shtyrë në emër të problemeve shëndëtsore po ai vazhdon të dalë në punë dhe të marr pjesë në aktivitet e FFK’së. Imazhi i FFK’së është lënduar shumë në udhehqjen e saj dhe akuzat për keqpërdorime finaciare që disa nga klubet i kanë prezantuar në media.

Sot janë bërë dy vite kur Gjykata Themelore e shpalli fajtor Agim Ademi për veper penale dhe e denoi me 9 muaj burg efektiv. Me Aktgjykim te plotefuqishem te Gjykates se Apelit Agim Ademi vazhdon te mbaj poziten e kryetarit te FFK-se. Ky eshte ras i paparë i denuar per veper pendale dhe kryetar. Kur Gjykata Themelore shpalli fajtor Agim Ademin per vepren penale “tentativ ne detyrim” dhe i shpalli denimi me 9 muaj burg.

UEFA dhe FIFA kishin kërkur që Agim Ademi të ngrijë pozitën e tij ne FFK’në deri në vendim të Gjykatës së Apelit, por Agim Ademi dhe FFK’ja ishin arsyetuar se Statuti i FFK’së lejon që të mbajë pozitën deri në vendim të Gjykatës së Aplit.

Agim Ademi pas dënimit nga Gjykata e Themelore kishte kërkuar mbeshtetjen e klaneve dhe delegatëve deri në vendim të Gjykatës së Apelit, Ademi publikisht kishte deklaruar se dëshiron të vërtetoj “pafajësinë” në Gjykatën e Apelit dhe nëse vendimi nuk ndryshon do të dorëhiqej.

Sot dy vite më pas kur Gjykata e Apelit në fillim të këtij viti në muajin mars 2020 konfirmoj dënimin Gjykatës Themelore për Agim Ademin, duke se Agim Ademi ka “mashtruar” te gjithë ata që i dhanë përkrahje pas dënimin nga Gjykata Themelore. Ai po vazhdon të mashtrojë disa prej anëtarëve të KE’së dhe klubeve duke pretenduar se mund të ankohet edhe në Gjykatën Suprem.

Pothuajse u bënë 4 muaj qe Agim Ademi mban pozitën e kryetarit të FFK’së në mënyrë të kundërligjeshëm, në kundërshtim me Statutin e FFK’së nenin 24 dhe Ligjin e Punes nenin 67. Javëve të fundit ka pasur deklarime se UEFA ka kërkuar nga FFK’ja që të zgjidhë problemin me Agim Ademin. Zëvendëssekretari i FFK’së Arianit Ahmeti të cilin Agim Ademi me KE e suspenduan ndërsa Inspektorati i Punës e kthej me vendim ne vendin e tij te punës. Në nje emsion televiziv deklaroi se mund të ketë ndëshkime për FFK nëse Agim Ademi vazhdon të mbajë të uzurpuar pozitën e kryetar të FFK’së.

Arianit Ahmeti ishte suspenduar nga Agim Ademi dhe KE sepse kishte deklaruar që duhet të ketë zgjedhje për kryetar në FFK. Por Ademi dhe KE nuk po veprojn njejte me sekretarin Eroll Salihu i cili siaps disa deklarimeve te delegateve te klubeve dhe mediave ka dal ne terren dhe po mbledh nenshkrime per tu kandiduar per kryetar.

Sot dy vite nga dënimi i Agim Ademit duket se UEFA’se i ka humbur durimi. Situata ne FFK ishte toleruar deri me tani me kryetar të dënuar vetëm për faktin se Kosova është federat e re dhe futbollistët e saj kanë krijuar imazh pozitiv, që në asnjë rast nuk duhet të cenohet nga një kryetar i dënuar për vepër penale.

SHPËRNDAJE