FFK vazhdon me shkelje të Statutit: Çka po ndodhë mes Agim Ademit dhe Eroll Salihut?

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka filluar që të jetë në panik të madhe nga zgjedhjet brenda FFK’së që do të mbahen, kështu ai ka filluar tani të thërret anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Ademi duke i marrë kompetencat statusore të Eroll Salihut, ka thirr Kuvendin Zgjedhor për anëtar të Komitetit Ekzekutiv, por jo edhe për pozitën e kryetarit të FFK’së.

FFK ju ka dërguar dje njoftimin zyrtarë delegatëve për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhorë , por në këtë thirrje në asnjë pikë të rendit te ditës ku nuk parashihet zgjedhja e anëtarëve të Komiteti Ekzekutiv dhe kryetarit të FFK-‘së, ani pse Statuti i FFK’së për këtë dhe procesin e votimit është shumë i qartë.

“neni 30, p 1dhe 2, thotë se  1. Zgjedhjet për kryetarë dhe anëtarë të KE-së, sipas rregullit janë të fshehta. 2. Zgjedhjet për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv duhet të jenë të lira dhe bëhën në këtë mënyrë: a) Kuvendi, së pari zgjedh Kryetarin e FFK-së, b) Kuvendi pastaj zgjedhë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.”

Në njoftimin që iu është dërguar delegatëve thuhet se “kryetari i FFK’së, në bazë të nenit 28, p 3 e Statutit të FFK’së ju thërret që të merrni pjesë në Kuvendin Zgjedhor të FFK’së (për anëtarë të KE’së). Kuvendi do të mbahet me 27.01.2020, në Hotel Emerald në ora 15:00.”, thirrje kjo që u nënshkruar nga Agim Ademi.

Thirrja e Kuvendit Zgjedhorë nga kryetari FFK’së e jo nga Sekretari Gjeneral është në kundërshtim me Statutin me nenin të cilin e citojnë në njoftim , pra me nenin 28,p 3 ku thuhet qartë se: “Sekretari Gjeneral i dërgon thirrjet delegatëve, duke precizuar vendin, datën, kohën dhe rendin e ditës të propozuar, së paku 10 ditë para datës së mbledhjës”.

Mos thirrja e Kuvendit sipas Statutit nga Eroll Salihu, por nga Agim Ademi është shkelje esenciale e normave statusore dhe e bënë këtë Kuvend jo valid që në thirrjen e tij, andaj procesi zgjedhor është tani i kontestuar në të gjitha Lidhjet Rajonale të Futbollit.

Po ashtu vlen dyshimi se mos nënshkrimi i thirrjes së Kuvendit nga Eroll Salihu, por nga Agim Ademi len të kuptohet se ndoshta Eroll Salihu ka pas ndonjë pakënaqësi në përmbajtjen e këtij Kuvendit për shkak të ankesave të shumta../gazetametro.net

SHPËRNDAJE