Fidan Muharremi e kishte tërhequr aplikacionin për leje ndërtimi (Dokument)

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka mbledhur sot drejorët e Drejtorisë së Urbanizmit, Sami Zeka dhe atë të Inspekcionit, Hysni Ahmeti, me bashkëpunëtorët (zyrtarët) e tyre përgjegjës për lëshimin e lejeve për ndërtim dhe për ndalimin e ndërtimeve pa leje, për të verifikuar saktësisht dokumentacionin lidhur më ndërtimin e objektit P+11, të pronarit Fidan Muharremi, të cilin organet komunale filluan ta rrënojnë të shtunën, më 02.06.2018 për shkak të mos posedimit të lejes përkatëse për ndërtim, si dhe për të përcaktuar përgjegjësinë eventuale të të gjithë zyrtarëve përgjegjës, nëse ajo konstatohet.

Në takim, zyrtarët përgjegjës të Drejtorisë së Urbanizmit i ofruan kryetarit Bahtiri dokumentin origjinal, me të cilin pronari Muharremi ka aplikuar për leje ndërtimi më 11.09.2015.

Me rastin e shqyrtimit të aplikacionit zyrtarët e Drejtorisë së Urbanizmit kanë vlerësuar se projekti nuk i përmbush kriteret për lëshimin e lejes së ndërtimit, por kanë kërkuar nga ai që brenda në afati të caktuar të plotësoj dokumentet e nevojshme për tu pajisur me leje ndërtimi, shkruan Veriu.info.

Mirëpo, pronari Muharremi, më 08.10.2015 ka tërhequr aplikacioni (shihet nënshkrimi i pronarët) me arsyetim se pasi që të plotësoj dokumentacionin e kërkuar, do të aplikoj sërish për leje ndërtimi, por që më asnjëherë nuk ka aplikuar.

Ky fakt tregon, se pronari Muharremi po e dezinformon opinionin dhe mediet, duke thënë se Komuna nuk i ka kthyer përgjigje në afatin ligjor, andaj edhe ka vazhduar punimet.

Në takim, me dokumente origjinale, po ashtu u konstatua se inspektorët komunal i kanë lëshuar procesverbale për ndërprerjen e punimeve pa leje dhe i kanë vendos shiritat përkatës për të mos vazhduar punimet, por që pronari në vazhdimësi i ka larguar shiritat dhe ka vazhduar punimet pa, lejen e organit përkatës dhe ka bërë vepër penale, për çka inspektorët edhe kanë kërkuar nga Prokurori Themelore fillimin e proceduarve përkatëse për shkelje ligjore nga ana e pronarit Muharremi, shkruan Veriu.info.

Fillimisht, inspektorët e ndërtimit, më 24.03.2016, me shkrim ia kanë tërhequr vërejtjen që të mos punoj përderisa të pajiset me leje nga Drejtoria e Urbanizmit, gjë të cilën ai nuk e ka bërë. Për këtë arsye, më 31.03.2016 kanë lëshuar aktvendimin për rrënimin e objektit banesor të filluar pa leje ndërtimi.

Pastaj, inspektorët e ndërtimit më 20.03.2017 dhe më 31.10.2017, i kanë vendos shiritat për ndërprerje të punimeve në objektin banesor dhe kanë leshur procesverbalin përkatës, të cilët pronari i ka injoruar. Kjo i ka detyruar inspektorët komunal që 13.11.2017, në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë të ngritin kallëzim penal kundër pronarit Fidan Muharremi.

Inspektorët komunal pronarit Muharremi në objektin e filluar pa leje ndërtimi ia kanë vendosur shiritat, në parni të policisë Kosovës dhe i akne lshuar procesverbalin përkatës për të mos punuar edhe në katër raste të tjera: më 11.01.208; më 17.01.2018; më 13.01.2018 dhe më 22.04.2018.

Meqë , pronari Muharremi nuk i ka përfillur të gjitha këto kërkesa zyrtare për ndërprerjen e punimeve pa leje, Komuna më 31.05.2018 ka marrë vendimin me dokumentin përkatës për rrënimin e objektit. Rrënimi ka filluar të shtunën, më 02.06.2018.

Mirëpo, me kërkesën e Kompanisë së kontraktuar për rrënimin e objekteve “Lirigzoni”, me arsyetim se objekti ndodhet në mesin e shumë objekteve të banimit, shumë afër dhe ekziston rreziku real për dëmtim tw tyre, i duhet një plan i detajuar për vazhdimin e rrënimit. Kjo kërkesë e Kompanisë “Lirigzoni” është aprovuar nga Komuna dhe rrënimi i sërishëm do të filloj pas 15 ditësh.

Komuna ju bënë me dije të gjithë qytetarëve se do të filloj edhe rrënimi i objekteve të tjera pa leje dhe se në asnjë mënyrë nuk do të lejoj kaos dhe pa ligjshmëri në fushën e ndërtimeve.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE