FIFA dënon Serbinë për thirrjet anti-Kosovë, kjo është shuma

FIFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë me 160 mijë franga zvicerane për incidentet e tifozëve në ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”.

Institucioni më i lartë i futbollit në botë ka thënë se “banerë politikë dhe diskriminues”

u shfaqën në ndeshjet ndaj Austrisë dhe ndaj Gjeorgjisë.

Gjoba po ashtu lidhet edhe me thirrjet politike në Vjenë. Tifozët ishin dëgjuar teksa kishin bërë thirrje për Kosovën, shkruan “AP”.

SHPËRNDAJE