FIFA nis hetimin, ja çfarë e pret Xhakën, Shaqirin dhe trajnerin serb Krstajic

Zvicër–Serbi është një ndeshje e destinuar të zgjasë, pavarësisht se verdikti i fushës i dha fitoren 2-1 me përmbysje rezultati helvetëve.

Festimi i Xhakës dhe Shaqirit, fjalët e trajnerit të kombëtares serbe Krstajic si dhe koret e tifozerisë ballkanase kanë detyruar FIFA-n të hapë një proces gjyqësor.

Dy golashënuesit Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të hetohen për mënyrën e festimit me shqiponjën e formuar nga duart e tyre.

Festimi i tyre ka bërë jehonë të madhe në mbarë botën, ku është shpjeguar gjithçka me detaje rreth jetës së dy futbollistëve por edhe familjes së tyre. Parashikohet që vendimi më i mundshëm të jetë një gjobë për dy futbollistët edhe pse do të jetë komisioni i disiplinës në FIFA që do të vendosë për sanksionet ndaj tyre.

Në hetim ka përfunduar edhe trajneri i kombëtares serbe Mladen Krstajic që në përfundim të takimit u shpreh se vetëm serbët dënohen në bazë të gjykimeve selektive, më parë ishte gjykata ndërkombëtare e Agës dhe sot sistemi VAR.

Mesa duket në festën e futbollit botëror numri një i stolit të serbëve ka bërë bashkë futbollin me genocidin, çka ka detyruar FIFA-n të nisë hetimin edhe për të.

SHPËRNDAJE