Filip David: Kosova duhet të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara

Nuk kam kurrëfarë dileme se marrëveshja me shqiptarët dhe njohja e pavarësisë së Kosovës janë kushte themelore të Serbisë për ta hapur rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe t’i përmirësojë marrëdhëniet me fqinjtë, ka deklaruar shkrimtari beogradas Filip David.

Ai ka thënë për televizionin regjional N1 se njohja e pavarësisë mundëson stabilizimin e regjionit, por edhe krijon kushte që Serbia t’i bëjë reformat ekonomike e shoqërore. David ka thënë se redormat të cilat parashihen nuk janë të mundshme deri sa të bëhet njohja.

Sipas Davidit, pushteti serb nuk ka reaguar me kohë për të arritur marrëvesbjen e dyanshme të pranueshme dhe tash janë vënë në pozitë që të punojnë nën presion. Ai ka thënë se ndryshimi i kufijve është zgjidhje e keqe.

David ka thënë se Kosova duhet të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara./gazetametro.net