Filloi rregullimi i defekteve në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë (Foto)

Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj mbajti premtimin e dhënë për qytetarët vushtrrias, përkatësisht banorëve të fshatit Stanoc dhe fshatrave përreth, duke nisur sot rregullimin e defekteve në këtë rrugë të quajtur “Rruga e vdekjes” për shkak të aksidenteve dhe vdekjeve të shumëta që ndodhën në këtë rrugë.

Së pari nëndërtimin dhe rregullimin e kësaj rruge e filluan me ndërrimin e shenjave të shpejtësisë nga 80 në 60, duke vazhduar me murin mbrojtës, ndriqimin e rrugës dhe nënkalimet në mënyrë që qytetarët të kenë siguri.

Ministri Lekaj këtë vendim për renovimin e kësaj rruge e mori së bashku me këshilltarët e tij Fatos Mani dhe Xhavit Aija.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Këshillit të fshatit Stanovc, Rrahim Ajeti, i cili thotë se ministri Pal Lekaj e mbajti premtimin.

“Të dashur bashvendas ju njoftojë që nga sot ministri i infrastrukures Pal Lekaj sëbashku me keshilltar e ti Fatos Manin Xhavit Aliaj mbajten premtimin e dhën dhe filluan me intervenimi e defekteve dhe rregullimin e rruges së quajtur “Rruga e Vdekjes” ku sëpari filluan me ndrrimin e shenjave të shpejtsis nga 80 në 60 dhe duke vazhduar me murin mbrojt dhe ndriqimin e rruges dhe nenkalimeve qe qytetaret ton ta kan nje siguri ne rrugë”, ka shkrua Rrahim Ajeti në Facebook.

SHPËRNDAJE