Fillon aksioni i Vetëvendosjes në sheshin ‘Skënderbeu’ (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur një aksion në Sheshin ‘Skënderbeu’ në shenjë pakënaqësie me gjendjen e punëtorëve në sektorin privat.

Përgjatë këtij aksioni pritet të flas edhe lideri i kësaj Lëvizje, Visar Ymeri.

Ndër të tjerash në këtë protestë nuk mungojnë edhe mbishkrimet e tilla si :Kompanitë që nuk krijojnë kushte për punë, nuk krijojnë kushte për jetë dhe punëtorë jo argatë. Paga dinjitoze e jo lëmoshë, e disa të tjera./Indeksonline/Veriu.info

  • ETIKETIMET
  • VV
SHPËRNDAJE