Fillon kriza: Nisin grevat në arsim, shëndetësi e polici

Për shkak të një ankese nga Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari, drejtuar Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit për Paga, që nga kjo e fundit rezultoi se pozitive dhe pezulloi vendimin mbi këtë ligj, Kosova tani po përballet me një krizë tjetër.

Gjykata Kushtetuese dje ka pezulluar Ligjin për Paga në Sektorin Publik deri më 30 mars të vitit 2020. Pas këtij vendimi nga sot shëndetësia, arsimi, dogana e policia i filluan masat sindikale.

Në të gjitha shkollat, çerdhet dhe universitetet publike të Kosovës ka nisur greva dy orëshe në shenjë pakënaqësie me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pezulloi Ligjin e ri të Pagave deri në fund të muajit mars.

Nga BASHK’u kanë konfirmuar se greva dy orëshe në të gjitha shkollat dhe çerdhet dhe universitetet publike ka nisur të mbahet sipas orarit të planifikuar, sipas tyre grevë dy orëshe do të ketë edhe në orarin e pasdites.

SBASHK’u po thotë se kjo grevë nuk po mbahet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por për atë që Avokati i Popullit, Hilmi Jashari e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese.

Edhe në QKUK shumë pacientë mëngjesin e sotëm janë kthyer mbrapa pasi qysh në orën 7:00 të mëngjesit ka filluar greva tetë orëshe në të gjitha Klinikat Universitare, përjashtim të Klinikës Emergjente

SHPËRNDAJE