Fillon mbledhja e dy qeverive në Pejë

Ka filluar mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Ndër marrëveshjet kryesore që pritet të arrihen në këtë takim, është ajo e lehtësirave doganore mes dy vendeve, si dhe heqja e tarifës së romingut.

Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës në Pejë, do të jetë e pesta e kësaj tradite që ka nisur nga Prizreni, më 11 janar 2014.

Kjo është agjenda e aktiviteteve që do të mbahen me këtë rast:

10:15  Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes

10:30  Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive

12:30  Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush

Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
13:00  Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE