Fillon votimi përmes postës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se sot ka filluar periudha e votimit përmes postës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë periudhës së aplikimit për regjistrim si votues jashtë vendit (30 gusht – 10 shtator) ka pranuar 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim dhe prej tyre:

– 5 mijë e 327 aplikacione janë pranuar përmes postës;

– 319 aplikacione janë pranuar përmes faksit dhe,

– 34 mijë e 667 aplikacione janë pranuar përmes e-mail adresave të shërbimit votues.

Nga 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim që janë pranuar dhe proceduar, janë aprovuar 35

mijë e 87 aplikacione, ndërsa janë refuzuar 5 mijë e 226 aplikacione për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE