Fisnik Ismaili: Hashim Thaçi e kishte blloku në doganën e Durrësit, spitalin ushtarak për Kosharen

Deputeti i Partisë Social Demokrate (PSD), Fisnik Ismaili, ka akuzuar rëndë presidentin Hashim Thaçi si sabotues të luftës në Koshare.

Ai vazhdimist ka hedhur akuza ndaj Thaçit, madje ai thotë se ishte Hashim Thaçi i cili kishte bllokuar në doganën e Durrësit spitalin ushtarak të destinuar ekskluzivisht për Ushtrinë Clirimtare në Koshare.

“Unë e di që Hashim Thaçi është sabotuesi më madh i luftës në Koshare, madje ai kishte bllokuar edhe spitalin ushtarak në Durrës për mos me mbërri në Koshare”, thotë Fisnik Ismaili.

Fisnik Ismaili thotë se të gjithë e dinin në Koshare, se Hashim Thaçi ishte sabotuesi më madh në luftën e Koshares.

SHPËRNDAJE