Fisnik Ismaili rrëfehet: E rrenim popullin për molotov, atë e kanë hedhur aktivistët e LVV-së në mënyrë të organizuar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, i radhitur në krahun e të pakënaqurve, ka zbuluar arsyetimin që ka përdorur kjo parti, në kohën kur aktivistët gjatë protestave përdornin molotov duke sulmuar Kuvendin dhe Policinë.

Ismaili duke iu përgjigjur një komentuesi, përmes rrjetit social Facebook ka shkruar se atë kohë kishin arsyetuar mjetet e dhunshme nëpër protesta, duke thënë se ata persona nuk ishin aktivistë, por qytetarë të mllefosur.

“Ata krejt aktivista e të organizuem si gjaja”, ka shkruar deputeti i VV-së.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Ai ka bërë të ditur se këto kanë qenë krejt arsyetime që i kanë përdorur në popull, e sipas tij, këto “fore” tashmë nuk mund të përdoren sepse i di një numër i madh i personave./Express

 

SHPËRNDAJE