Fisnik Ismajli “godet” me fjalët e tij pas koalicionit PAN-AKR!

Deputeti i Vetëvendosjes Fisnik Ismaili ka shënuar në profilin e tij në Facebook rreth zhvillimeve të fundit politike.

Ismaili ka thënë që është falënderues që i përket Vetëvendosjes.

Ja postimi e plotë të Ismailit.

Janë pikërisht momentet si këto, që tregojnë se cila forcë politike është e vetmja e drejta, parimorja, e sinqerta edhe e vërteta. Janë pikërisht momentet si këto, që përkundër krejt të zezave që ia banë të tjerët Kosovës qe 18 vjet, mue m’ban të lumtun edhe krenar që i përkas forcës së vetme e cila jo vetëm se na jep shpresë krejtve, por tashmë është dëshmue se të keqen ka me e largue prej këtu, herët a vonë.
S’ka shpëtim, veç vonim… Zemrat e kanë vendin veç te na. S’ka me u ndalë.

 

 

SHPËRNDAJE