Fisnik Rugova vazhdon me Prishtinën

Skuadra e Prishtinës në basketboll ka njoftuar se ka rinovuar kontratën me qendrën Fisnik Rugova.

Rugova, i cili është edhe pjesë e kombëtares së Kosovës, ka vendosur që të vazhdojë aventurën me skuadrën e Prishtinës.

Fisniku pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar tek kjo skuadër, ku aty do të jetë edhe për së paku një vit.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e plotë të KB Prishtina (pa intervenime) lidhur me nënshkrimin e Fis Rugovës.

Qendra 208cm e përfaqësueses së Kosovës vazhdon të jetë pjesë e klubit tonë edhe për edicionin e radhës.

KB Prishtina me këtë nënshkrim është duke tentuar që të mbajë bazën e lojtarëve vendorë nga edicioni i kaluar për të pasur komponim sa më të mirë.

Rugova shumë shpejt do të filloj stërvitjet me klubin.

SHPËRNDAJE