Fjalët e Rugovës, pas sulmeve në Prekaz

Menjëherë pas sulmeve të forcave serbe në Prekaz, ku ra heroikisht familja Jashari, kishte reaguar edhe ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Rugova në një konferencë para gazetarëve të huaj, kishte akuzuar regjimin serbë për një fushatë të spastrimit etnik.

Pas datës 7 mars ku ra heroi Adem Jashari dhe familja e tij në Prekaz, Rugova kishte  deklaruar se sulmet e tilla ishin skenar i regjimit serbë për spastrimin etnik ndaj shqiptarëve, transmeton Magazina.al (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵).

“Raportet nga zona thonë se sulmi në fshatin Prekaz ka rifilluar këtë mëngjes. Kjo është masakra e dyta kundër popullsisë së Drenicës dhe Kosovës brenda një jave, në këto masakra u vranë shumë shqiptarë të pafajshëm, duke përfshirë fëmijë, pleq dhe gra”, thotë Rugova.

Ish-presidenti i cili gjatë luftës njihej për politikën paqësore, dëgjohet duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë për t’i ndalur këto sulme të përgjakshme kundër popullorësisë shqiptare nga forcat serbe.

SHPËRNDAJE