Fjolla publikon bisedën intime me një mashkull: Ai ia “lyp”, përgjigja e saj është epike

Këngëtarja Fjolla Morina duket se e ka bërë të rrugës që të na habisë kohët e fundit.

Kjo pasi para disa ditësh ajo publikoi me një foto ku dukej si shtatzënë, gjë e cila ishte një shaka e këngëtares.

Edhe sot ajo ka publikuar një fotografi që s’dimë nëse duhet të besojmë nëse është e vërtetë apo jo.

Është një fotografi e një bisedë që ajo realizon me një mashkull cilit i kërkon të lidhen dhe kur ajo të dashurohet me të, ai ta lërë papritur.

Kur djali e pyet për arsyen përse ajo e do një gjë të tillë, këngëtarja i përgjigjet: ‘Kam nevojë për një zhgënjim dashurie që të dobësohem deri në gusht… Mundesh?’

Një deklaratë shumë e çuditshme e këngëtares, e cila sikundër ka shprehur në intervistat e fundit është single.

Fjolla gjithnjë tërheq vëmendjen me postimet e saj në rrjetet sociale.

SHPËRNDAJE