Flamuri i pazakont në takimin Osmani-Kurti (FOTO)

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin Kurti dhe disa nga ministrat dikasteret e të cilëve kanë të bëjnë me situatën pandemike, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Këtë takimi e ka bërë të ditur vetë presidentja Osmani përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Por ajo që bie në sy në këtë takim është flamuri i Dardanisë që shumë i drejtohen si flamuri i Ibrahim Rugovës.

Si duket flamuri rugovian nga tash e tutje do të jetë në presidencë përkrah flamurit shtetëror të Kosovës anipse një gjë e tillë nuk parashihet me protokoll shtetëror.

Ka qenë praktikë e deritanishme që brenda partive politike të vendosen edhe flamuj tjerë përveç atij shtetëror, si flamuri kombëtar apo flamuj të partive politike, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe brenda institucioneve më të larta të vendit.

E përballë flamurit të Dardanisë ka qëndruar Kurti, i cili dikur ishte kritik i ashpër i Presidentit Ibrahim Rugova.

Kujtojmë që flamuri i Dardanisë ishte edhe dje në ceremoninë zyrtare të pranimit të detyrës nga presidentja Osmani.

Ndaj kësaj reagoi një qytetar i cili ka thënë se ky flamuri duhet të hiqet nga presidenca pëndryshe ka kërcënuar me sulm.

Tutje Osmani shtoi se pika kyçe e diskutimit qe bashkëpunimi për ta tejkaluar sfidën aktuale të pandemisë.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë i para pak çasteve.

Koordinimi ndër-institucional për çështje në interes të vendit kurrë nuk ka qenë më i nevojshëm. Menaxhimi i pandemisë e sigurimi i vaksinave, koordinimi në politikën e jashtme dhe atë të mbrojtjes, ishin vetëm disa nga temat në takimin tonë të parë për bashkërendim institucional me Kryeministrin Kurti dhe ministrat e dikastereve përkatëse.