Flasin familjarët e të riut që humbi jetën në vendin e punës, ja kë fajësojnë?

Një punëtor ka humbur jetën teksa po pastronte disa makina betoni, në vendin ku punonte.

Ai ishte duke punuar në kompaninë “Tehno Burimi” ku mori lëndime vdekjeprurëse, teksa ishte duke punuar gjatë ditës së martë.

Vëllai i viktimës akuzon kompaninë që nuk i kishte ofruar asnjë masë mbrojtëse, derisa zotohet se do të kërkoj drejtësi.

SHPËRNDAJE