Flasin familjarët e të vrarëve gjatë trazirave të marsit

Në vitin 2004, ishin dy ditë të kobshme, brenda të cilave humbën jetën 19 persona. Ishin trazirat e 17 e 18 marsit, të cilat disa familjeve u shkaktuan humbje, e dikujt i mbetën si ditë krenarie.

Arife Çitaku thotë se nuk e përballon ta shikojë portretin e djalit të saj Feritit i vrarë në trazirat e marsit të 2004.
Jo shumë pas moshës që ka në këtë fotografi ajo edhe e pa për herë të fundit të birin.

Tani pas 14 vjetësh Arifja ndjen më shumë krenari se dhimbje për të birin e humbur por e mundon fakti se flijimi i tij nuk u vlerësua në nivel institucional.

Bashkëshortja e tij, Mukadesja rrëfen se burri i saj e kishte nisur ditën si çdo ditë tjetër për t’iu bashkuar më pas protestuesve.

Ndërsa bashkë me burrin e saj ishte vrarë edhe Isak Ibrahimi nga fshati Shipkovc.


Në trazirat e marsit 2004 mbetën të vrarë 19 persona prej tyre 11 shqiptarë e tetë serbë.

SHPËRNDAJE