Flasin nga VV-ja pas vendimit të PZAP-së që s’i lejon Kurtit dhe të tjerëve pjesëmarrjen në zgjedhje

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar pjesërisht ankesën e LVV-së për moscertifikim nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Sipas këtij vendimi, PZAP ka certifikuar vetëm listën e kandidatëve të LVV-së që nuk kanë probleme me ligjin- nuk janë të dënuar në 3 vitet e fundit me vendim përfundimtar.

Në këtë rast, lideri të kësaj partie, Albin Kurtit dhe katër kandidatë tjerë që kanë probleme me këtë ligj, nuk do të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Mirëpo, këtë vendim ende s’e ka marrë zyrtarisht Lëvizja Vetëvendosje. Kështu ka thënë shkurt për GazetaBlic edhe zëdhënësi kësaj partie, Përparim Kryeziu

“Deri më tani s’e kemi marrë vendimin nga PZAP”, ka thënë Kryeziu.

Zgjedhjet e parlamentare në Kosovë pritet të mbahen më 14 shkurt. KQZ-ja të premten nuk e ka certifikuar listën e kandidatëve të LVV-së, kjo pasi që vet kryetari i LVV-së Albin Kurti si dhe 5 kandidat të tjera kanë probleme me ligjin.

KQZ-ja nuk e ka certifikuar as listën e AAK-së dhe Nisma-s.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt.