Flasin nga VV për bashkëpunimin me Vjosa Osmanin

Lëvizja Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani janë në prag të konkretizimit të bashkëpunimit për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i VV’së, Përparim Kryeziu.

Kryeziu tha se ka vullnet dhe gatishmëri për një bashkëpunim me Osmanin dhe nismën e saj.

“Ngjashëm ka një vullnet, disponim dhe gatishmëri, për një bashkëpunim edhe me znj. Osmani dhe nismën e saj, për çka ka një proces në zhvillim e tutje mbi formën apo modalitetin e konkretizimit të tij”, deklaroi Kryeziu për Telegrafin.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka lidhur koalicion parazgjedhor me asnjë parti.

Në listën e VV’së do të ketë kandidatë për deputetë edhe nga Iniciativa e Mimoza-Kusari Lilës.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt.