Flet 61 vjeçari që u rrah nga tre persona në Mitrovicë (Video)

Në qendër të Mitrovicës është rrahur brutalisht 61 vjeçari Bislim Aliu nga tre persona.

Ai ka marr lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Qendrën e Mjekësisë familjare në Mitrovicë.

Policia bënë të ditur se ka identifikuar personat që kryen këtë vepër dhe  së shpejti do të arrestohen.

Bislim Aliu tregoi se është sulmuar me grushte nga një person derisa ishte në veturë dhe se pastaj dy persona të tjerë e kanë nxjerr nga vetura duke e vazhduar rrahjen.

Theksoi se nuk ka probleme me askënd.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE