Flet Albin Kurti: Sot deputetët iu bashkuan tradhtisë së presidentit Thaçi

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar pas miratimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ai thotë se së pari do të duhej të bëhej korrigjimi i marrëveshjes dhe më pas miratimi i tij, transmeton.

“Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës iu bashkuan tradhtisë së presidentit Thaçi dhe shkeljes së Kushtetutës dhe integritetit territorial të Kosovës dhe dhunës policore mbi deputetët e Kuvendit.

Shumica dërrmuese e Vetëvendosjes ose u arrestuan ose u përjashtuan padrejtësisht. Njëherësh është dashur të bëhej korrigjimi e më pas miratimi i marrëveshjes së demarkacionit.

Është dashur që Qeveria të rifillojë bisedimet me Malin e Zi. Kollçaku është përjashtuar pa qenë fare në një prej rasteve në Kuvend. Kjo është tejet e paskrupullt. Veseli është njeriu më i gabuar për të udhëhequr një institucion të shtetit tonë”, është shprehur Kurti.

Kurse Fatmire Kollçaku ka thënë se këto janë prova se nuk nuk jemi popull shtetformues.

“Ne kërkuam vetëm shikim, korrigjim, e më pas ratifikim. Këto janë prova se nuk jemi popull shtetformues”, është shprehur ajo.

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi u miratua me 80 vota pro e 11 kundër.